
Olimpik Ljubjana është eliminuar nga “Europa League” pas humbjes me rezultatin 0-1 ndaj Malatyasporit. Një rezultat jo shumë i merituar ky për skuadrën sllovene, por situata rrodhi në këtë mënyrë.
Endri Çekiçi do të largohej me karton të kuq nga fusha e blertë, pasi u ndëshkua me dy të verdhë. Me shumë dëshpërim sulmuesi shqiptar, që nuk shquhet për lojë të ashpër. Skuadra turke e kishte më të lehtë përballë Ljubjanës me 10 lojtar, duke shënuar vetëm një gol, që ishte edhe i mjaftueshëm për kalimin më tej. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 2-2, atje ku një prej asisteve do të vinte pikërisht nga Endri Çekiçi. /Shqiperia.ch/