You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E lë mbrapa vetëm Mbape dhe Sane, Zeneli është “furtunë” me topin në këmbë

E lë mbrapa vetëm Mbape dhe Sane, Zeneli është “furtunë” me topin në këmbë

Jeni kurioz për të mësuar emrat e lojtarëve më të shpejtë të “Ligës së Kombeve”? Atëherë shuajeni, pasi për këtë mendon ndihmës trajneri i dardanëve, Thomas Richards.

Në një pohim për emisonin “2me1” në “RTV 21”, Richards është shprehur se ka baza reale për tre futbollistët më të shpejtë në sprinte, atje ku përfshihet edhe një lojtar shqiptar. Flitet për Arbër Zenelin, që është “furtunë” kur e ka topin në këmbë. Futbollisti i Herenvenit lihet pas vetëm nga dy futbollistët e njohur të klasit botëror, si Mbape dhe Sane.

Askush tjetër nuk i afrohet Zenelit, që prej disa kohësh i ka treguar të gjitha aftësitë e tij, ndërsa ka arritur edhe 33.8 km/h. Ky futbollist pritet që në vitet në vazhdim të arrijë majat e futbollit, pasi ka gjithë cilësitë e nevojshme për të qenë aty. Jo vetëm shpejtësi, futbollisti shqiptar e ka treguar se di të shënojë edhe nga pozicionet e pamundura. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top