
Në takimin që Helsinki zhvilloi për turin e dytë të “Champions League” ndaj Crevena Zvezdës, çuditërisht Erfan Zeneli do ta niste nga stoli këtë përballje. Të paktën kështu dukej nga aspekti sportiv, pasi në atë politik gjithçka ishte e kuptueshme sepse luhej në Beograd dhe ishte paralajmëruar bërja e shqiponjës.
Helsinki zgjodhi që të mos e aktivizonte sulmuesin shqiptar për asnjë minutë të vetme, për të mos krijuar situata të pakëndshme me tifozerinë vendase. Një sakrificë e madhe kjo e skuadrës finlandeze që do të humbiste me rezultatin 2-0.
E teksa ndeshjet e kampionatit kthehen, Zeneli i tregon më së miri vlerat e tij. Helsinki barazoi ndaj VPS me rezultatin 1-1, ndërsa në golin e vetëm të shënuar si protagonist do të ishte pikërisht futbollisti shqiptar. Një krosim ëndrrash do të vinte prej këmbëve të tij, që të realizohej edhe goli i vetëm i Helsinkit. Madje edhe vetë golashënuesi do e quante realizimin si një meritë të njeriut që krosoi, ndërsa ekipi finlandez duhet ta mendoj më mirë zgjedhjen për sakrificë në takimin e rradhës ndaj Crevena Zvezdës. /Shqiperia.ch/
(Minuta 1:14)
HJK TV: HJK vs VPS 1-1
Kooste ottelun ratkaisuhetkistä. Maalit: 45’ Ebwelle (p), 54’ Väyrynen.#HJK #Helsinki #Veikkausliiga #SeuraavaTähti #OnVainYksiKlubi #hjkhelsinki pic.twitter.com/zOAxIwmfcO
— HJK Helsinki (@hjkhelsinki) July 27, 2019