You are here
Home > Futboll Bota > E kush gënjen se është vetëm lojë? Shikoni përjetimin e tifozëve të Ajaksit pas eliminimit

E kush gënjen se është vetëm lojë? Shikoni përjetimin e tifozëve të Ajaksit pas eliminimit

Futbolli është vetëm një lojë? Vetëm një sport ku 22 lojtarë vrapojnë pas një topi? Gaboheni, rëndë madje. Thjeshtë duhet që spektakle të tilla si këto që kemi përjetuar gjatë këtyre ditëve, të përsëriten sa më shpesh.

Ose më mirë të jenë të rralla, pasi krijojnë edhe tensione në zemër, që nuk mund të jenë të rekomandueshme kurrsesi. Totenhemi fitoi me Ajaksin në rezultatin 2-3, në sekondën e fundit të lojës, për të vazhduar më tej.

Tifozët e Ajaksit kanë shpërthyer të gjithë në lot, pavarësisht moshës së tyre dhe nëse ishin pleq apo fëmijë. Megjithëse holandezët e fituan “Championsin” në një farë mënyre, një eliminim i tillë, kurrsesi nuk mund të kalohet kaq thjeshtë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top