You are here
Home > Kombëtarja > “E kuptoni kush janë ata?”! Reja flet mes emocioneve në Itali: Dua shumë të luaj në Udine me Shqipërinë time

“E kuptoni kush janë ata?”! Reja flet mes emocioneve në Itali: Dua shumë të luaj në Udine me Shqipërinë time

Gjesti i bërë nga ana e Shqipërisë me dërgimin e 30 mjekëve në Itali në këto kohë të vështira, ka ndikuar shumë në forcimin e marrëdhënies mes dy shteteve. Më së tepërmi ka ndikuar në pjesën emocionale, atje ku italianët e kanë kuptuar më së miri se populli shqiptar nuk harron asgjë dhe gjendet pranë me ndihmën e tij në momentet e vështira.

Por trajneri i Kombëtares, Reja, i ka kuptuar vlerat tona dhe nuk u shfaq i surprizuar nga gjesti i Ramës. Në një intervistë të fundit për mediat italiane, ka treguar edhe një gjest tjetër, këtë herë nga Armand Duka, për ndeshjen që duhej të ishte zhvilluar në Itali ndaj Sllovenisë, nëse nuk do të shpërthente pandemia.

“Unë isha gati të luanim ndaj Sllovenisë në Udine. Më pëlqeu shumë ideja që të luaja atje me Shqipërinë time. Tani, pasi ndodhi e gjitha kjo, dua edhe më shumë që të ndodhë. Dua t’i tregoj Shqipërisë që këtu është edhe shtëpia e saj. Shpresoj. Unë fola disa ditë më parë me presidentin e Federatës Sllovene dhe ai më tha që ajo ndeshje do të luhet, ndoshta edhe në Ljubljana. Por ju e dini që do të ishte ndryshe në Itali.

Të gjithë e dinë që unë jam i lindur si tifoz i Udinezes dhe të qenit në stolin e Shqipërisë dhe në stadiumin “Friuli”, do të ishte emocionuese. A e kuptoni se përpara se të mbylleshin ndeshjet nga pandemia, dhjetëra miqë të mi më kishin thënë se do të vinin në stadium që të shikonin Shqipërinë? Kur ia thashë presidentit të FSHF-së, Armand Duka, më tha se mund të më gjente disa bileta për miqtë e mi. E kuptoni? E kuptoni se përse një gjest si ai i Edi Ramës nuk duhet t’ju surprizoj? Ata e kanë të shenjtë miqësinë dhe sakrifikojnë për të”, tha Reja.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top