Kosova ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Bullgarisë. Dardanët e kanë dominuar gjatë gjithë ndeshjes kundërshtarin, por me fatin kundër, e kishin të pamundur të dilnin me 3 pikë nga stadiumi.
Ashtu si edhe në miqësoren ndaj Danimarkës, Zhegrova ka zhgënjyer me lojën e zhvilluar. Por kur gazetarët i flasin për kritikat që ka në adresim të tij, sulmuesi shqiptar as që do t’i jap rëndësi. Sipas asaj që raporton “Gazeta Sheshi”, Zhegrova ka thënë se njerëzit mund të flasin gjithën ditën për të, pasi nuk krijon përshtypje.
“Nuk më bëjnë përshtypje kritikat. Nuk kanë qenë problem për mua, ata munden të më kritikojnë gjithë ditën, por unë vazhdoj të punoj dhe të jap maksimumin për ekipin”, ka thënë Zhegrova. /Shqiperia.ch/