
Elbasan Rashani vazhdon të jetë në një formë shumë të mirë, ndërsa ka arritur të shënojë në kampionatin norvegjez. ODD ka luajtur në transfertë ndaj Lillestrom ku kanë arriti të fitojnë me rezultatin 2-1.
Në minutën e 65-të do të ishte Rashani që do të kthente baraspeshën e rezultatit, duke gjetur golin e tretë në këtë kampionat. Shumë skuadra kanë shfaqur interesim për këtë lojtar, për ta nisur që me Fulhamin.
Por së fundmi një tjetër ekip që kërkoi shërbimet e sulmuesit të Kosovës ishte DC United. Pikërisht ekipi ku luan edhe legjenda e futbollit anglez, Wayne Rooney. /Shqiperia.ch/