Idriz Voca është kërkuar nga Sasuolo në merkaton e verës, ndërsa faktikisht negociatat janë ende duke vazhduar, megjithëse dihet pak rreth tyre. Gjithë interesimin që vjen nga një skuadër që në Seria A nuk rrezikon asnjëherë të bjerë nga kategoria, mesfushori i Kosovës e përligj në mënyrën më të mirë.
Në përballjen e sotme për një turne të vogël që po zhvillohet, Voca ka përshëndetur rrjetën ndaj Frankfurtit, në atë humbje me rezultatin 1-3 të Luzernit. Flasim për ekipin gjerman që ishte hirushja e “Europa League” në sezonin e shkuar, duke u eliminuar në gjysmëfinale vetëm nga Chelsea, që rezultoi edhe fituesi i turneut. /Shqiperia.ch/