
Bëhuni gati të dëgjoni për talentin më të madh në botë, Rabbi Matondo është në një tjetër nivel. E pamë disa minuta në Shqipëri, atje ku futbollisti në fjalë bëri debutimin e tij të parë me fanellën e Uellsit.
Ka shpejtësinë e Usain Boltit dhe një teknikë mjaft të lartë në mbajtjen e topit dhe driblimit që bën me të, futbollistët e Shqipërisë e patën një shqetësim konstant në krahun e djathtë me aktivizimin e tij. Aktualisht Matondo është pjesë e të rinjëve të Manchester Cityt, por falë debutimit të parë në “Elbasan Arena”, ai kërkon edhe ftesën e Pep Guardiolës.
Një gjë duket e sigurtë, tek ky futbollist mund të varet edhe e ardhmja e futbollit botëror, pasi aftësia që ai zotëron është e një niveli tejet të lartë, aqsa mund të bëj diferencën edhe i vetëm në fushë. Në një intervistë për “Indipedent”, Matondo ka komentuar edhe ftesën e Uellsit:
“Isha në shtëpi duke u qetësuar e relaksuar me familjen time, kur morra telefonatën nga agjenti im. Ai më tha se do të thirresha me Kombëtaren për në Shqipëri. Isha I tronditur. Nuk e prisja, por duhet të jesh gati për këto situata dhe unë isha në një farë mënyre. Fillimisht pak nervoz, nuk dua të gënjej kur u aktivizova ndaj Shqipërisë, sepse ishim duke humbur.
Si një sulmues, ju duhet të keni me patjetër ndikim sa herë që aktivizoheni nga stoli, për të ndryshuar diçka në fushën e lojës. Tani jam duke pritur thirrjen e Guardiolës, për t’iu bashkuar ekipi të parë të Cityt”, u shpreh Matondo. /Shqiperia.ch/