
Një pasuri e madhe për rumunët dhe talenti me vlera të jashtëzakonshme, është Ianis Haxhi. Ky i fundit është duke shkëlqyer në kampionatin e Rumanisë, ndërsa ka marrë edhe ftesën e Kombëtares.
Shumë klube të mëdha janë vendosur pas tij dhe këtu flasim për gjigandët e vërtetë të Europës. Roma, FC Sevilla, Galatasaray, Anderlecht dhe Standard Liege janë vetëm disa prej klubeve që gjenden në garë për të marrë shërbimet e Haxhit.
Ndërkohë në lidhje me këtë çështje, në Rumani ka folur edhe ish-presidenti i Ligës profesionale të futbollit, Dumitru Dragomir. Ai njihej si një “orakull”, pasi ka saktësi mahnitëse me parashikimet që bën për fatet e kampionatit.
Kur flitet për Haxhin, Dragomir shprehet se ky lojtar mund të bëj mirë në çdo vend, ndërsa si pikënisje të Europës merr Shqipërinë: “Për mua Haxhi është lojtari i parë dhe ka vlera të jashtëzakonshme. Gjuan mirë me të dyja këmbët dhe ka pasur një rritje të pabesueshme. Për mendimin tim, është ai tip lojtari që mund të zhvillohet në të gjitha kampionatet e botës, për ta nisur nga Shqipëria e deri në Amerikë”, ka thënë Dragomir. /Shqiperia.ch/