
Ivan Balliu ishte një prej legjionarëve të Kombëtares që kishte mbetur pa ekip. Megjithatë edhe mbrojtësi i Kombëtares e ka gjetur aventurën e re, me zyrtarizimin që pritet brenda orëve të ardhshme.
Më parë pjesë e Metzit, flasim për lojtarin e vetëm të kuqezinjëve që është i formuar te akademia e Barcelonës. Gazetat prestigjoze në Spanjë kanë raportuar se Ivan Balliu e ka gjetur marrëveshjen me Almerian. Këta të fundit kanë ndërruar presidencën, pasi kanë marrë Turki Al-Sheikh.
Pikërisht pjesëtar të këtij stafi të ri kanë folur vetë me mbrojtësi kuqezi për ta bindur që të luaj për Almerian. Projekti është i madh dhe priten investime të shumta, që kjo skuadër të rikthehet sërish në elitën e futbollit spanjoll. /Shqiperia.ch/