
Rabbi Matondo është afrimi më i ri i skuadrës së Uellsit në miqësoren që kanë ditën e nesërme kundër Shqipërisë. Sulmuesi 18-vjeçarë konsiderohet si një nga lojtarët më të shpejt në historinë e futbollit, pasi sfidat që ka zhvilluar me të rinjtë, ka një vrapim që është thjeshtë i jashtëzakonshëm, me top edhe pa të.
Matondo është pjesë e skuadrës së Manchester Cityt-U23, teksa këtë sezon me qytetarët ka mundur të zhvillojë plot 16 sfida duke realizuar 8 gola dhe dhënë 5 asist. Sipas gjasave uellsiani do të debutojë me Kombëtaren e e tij për herë të parë në përballjen kundër Shqipërisë. Mesa duket djemtë kuqezi do të kenë një detyrë shumë të vështirë përball këtij lojtari, ku me atë se çka ka treguar Rabbi, duket se mundësitë janë të pakta për të ndaluar shpejtësinë e tij.
Sipas testimeve të kohës së shpejtësisë që janë bërë në ekipin anglez të City, futbollisti në fjalë ka dalë më i shpejtë edhe se Leroy Sane e çdo kohë tjetër që vjen nga ekipi i parë. Kujtojmë që ditën e nesërme Shqipëria luan ndeshjen e fundit për vitin 2018, pikërisht miqësoren kundër Uellsit, që zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 20:00. Gjithashtu në këtë miqësore pritet edhe një munër i lartë tifozës uellsian, teksa priten të jenë rreth 2 mijë tifozë. /Shqiperia.ch/