Tramezzani është një trajner me aftësi të jashtëzakonshme, ndërsa cilësitë e tij i dëshmojë edhe te Shqipëria, si ndihmësi i De Biazit.
Për të kaluar në nivel klubesh, ndërsa Tramezzani gjithmonë i merrte ekipet nga fundi i renditjes dhe i nxirrte në Europë. Suksesi vazhdon në drejtimin e Apoelit në Qipro, teksa në 3 takimet e para, ekipi i njohur qipriot numëron 2 fitore dhe 1 barazim. E fundit ishte triumfi në derbi ndaj Omonias, atje ku skuadra e Tramezzani fitoi me rezultatin 2-0.
Shumë leksione të marra nga Shqipëria dhe De Biazi, tashmë tekniku italian u transmeton idetë dhe filozofinë e njëjtë futbollistëve të Apoelit.
“Ishte një ndeshje shumë e mirë ajo ndaj Omonias, kemi folur me klubin, presidentin dhe lojtarët. Këta të fundit po na japin më shumë besim për vazhdimësinë, ndërsa jemi duke punuar si një familje e madhe.
Tashmë e kemi kuptuar, që nëse duam të arrijmë objektivat, atëherë duhet të punojmë si një familje e madhe e cila duhet të qëndroj së bashku. Por në momentin që mendojmë se kemi arritur diçka, aty bëjmë edhe gabimin më të madh, për të rrëshkitur”, u shpreh Tramezzani. /Shqiperia.ch/