Vllaznia U-19 është eliminuar nga Astana U-19, duke u mundur me rezultatin 0-4, pas asaj humbje në transfertë me rezultatin 3-1, që kishte marrë në takimin e parë.
Flitej për nivelet më të larta të futbollit europian në këtë moshë dhe prandaj ky takim shfaq një interes të madh. Megjithatë shkodranët e vegjël nuk kanë mundur të bëjnë mrekullinë në Ligën e Kampioneve për të rinjë, duke u larguar në këtë mënyrë me 7 gola të pësuar.
Më shumë pritej prej tyre në takimin e zhvilluar në Shqipëri, teksa Vllaznia gjatë ditës së sotme e ka dominuar kundërshtarin, por duke e pësuar në pjesën e parë, ndërsa nuk shfrytëzonte mundësitë e saj. Në këtë moment morali i skuadrës është ulur, nisur kjo edhe nga rezultati i takimit të parë, për t’u shpërfytyruar në pjesën e dytë. /Shqiperia.ch/