You are here
Home > Futboll Bota > E humbi që në stërvitje, Gjimshiti ngel në shtëpi me Atalantën

E humbi që në stërvitje, Gjimshiti ngel në shtëpi me Atalantën

Atalanta e Berishës dhe Gjimshitit, ditën e sotme luan në transfertën e vështirë kundër skuadrës së Udinezes. Tashmë Gasperini në këtë sfidë, duhet të mendojë për mbrojtjen, pasi legjionari i Kombëtares, Berat Gjimshit, ku kohët e fundit po kalon një formë të mirë tek Atalanta, do të mungojë.

Kjo mungesë e mbrojtësit kuqezi duket se do të jetë e rëndësishme për skuadrën bergamase. Përveç pjesës së prapavijës, tashmë Gasperini duhet të mendojë edhe për sulmin, pasi edhe aty do të ketë një mungesë të rëndësishme siç është ajo e Iliçiç për shkak kartonash. Përsa i përket portës, duket se është konfrimuar sërisht gardiani kuqezi, Etrit Berisha. Ekipi i Bergamos do të mundohet të marrë një rezultat pozitiv ditën e sotme, pasi  pjesa tjetër e skuadrës është e plotë.

Përballja midis Udinezes dhe Atalatëns, zhvillohet ditën e sotme në orën 15:00. Ndërkohë ajo çka vlen për t’u theksuar është se të dyjave këtyre ekipeve i nevojiten pikët maksimale. Udinezes për t’u larguar sa më shumë nga zona e ftohtë e rënies nga kategoria, ndërsa Atalantës për të arritur një vend në kupat e europës, gjë e cila është edhe objektivi i bergamasëve këtë sezon. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top