You are here
Home > Futboll Bota > E habitshme/ Nuk ka fund misteri, avioni i Ibbotson dhe Sala nuk është përplasur

E habitshme/ Nuk ka fund misteri, avioni i Ibbotson dhe Sala nuk është përplasur

Një histori e mistershme e cila duket se nuk do të zgjidhet asnjëherë. E vetmja gjë e ditur në rastin e Emiliano Sala, është që futbollisti në fjalë do të largohet me pilotin Ibbotson në Uells për të firmosur te Kardifi.

Por destinacioni nuk u mbërrit kurrë, pasi një surprizë e pakëndshme do të ndodhte rrugës. Për çfarë bëhet fjalë? Jemi shumë të vegjël për t’i dhënë përgjigje një pyetje, që nuk po e arritën shtete të ngritura në këmbë dhe mjete private kërkimesh për të gjetur një gjurmë të këtij avioni.

Pak ditë më parë u tha se fundi i Sala ishte tragjik dhe i konfirmuar, pasi mediat angleze raportuan disa sendilje të dala në breg dhe që mendoheshin se i përkisnit avionit Piper PA-46Malibu. Nuk është e vërtetë një gjë e tillë, pasi hipotezën në fjalë e kanë hedhur poshtë vetë autoritetet policore.

“Pjesët e gjetura nuk i përkasin Piper PA-46Malibu, hetimi është mbyllur”, u bë e ditur nga ana e policës. Të gjitha kërkimet rikthehen në pikën 0, ndërsa çlirimeve të para që një fund tragjik nuk është i konfirmuar pas pjesëve të gjetura në breg, shtohet enigma: “Çfarë ka ndodur me këtë rast”? /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top