Një situatë e padëgjuar më parë ka ndodhur në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas përfundimit të ndeshjes mes Kosovës U21 dhe Turqisë U21, me rezultatin 3-1, në ambientet e brendshme të stadiumit është dhunuar portieri rezervë i përfaqësueses së Turqisë. Skandalin e ka bërë të ditur vet trajneri i 21 vjeçarëve, Vedat Inceefe, i cili ka akuzuar si shkaktar të dhunës një nga antarët e sigurimit.
Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare portieri turk dyshohet të jetë grushtuar nga antarë të sigurimit por arsyeja e përplasjes mbetet ende e paditur. I menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit Inceefe i cili ka kërkuar llogari para përgjegjësve të stadiumit për të denoncuar rastin e dhunës.
“Nuk mund ta pranoj sulmin ndaj lojtarit tim. Një person i sigurimit e ka shtyrë, e ka futur brenda e ka rrahur me grushte portierin. Kërkoj të dijë pse ndodhi kjo? Është e pafalshme. ku shkoi vllazëria mes Kosovës dhe Turqisë? Pse duhet të ndodh? Më gjeni personin që e bëri këtë”, ka thënë në debat e sipër Vedat Inceefe./Shqiperia.ch/