
Në Greqi është përfolur shumë për Fiorin Durmishajn gjatë gjithë kësaj kohe, vetëm që futbollisti të pranonte helenët. Madje shpeshherë në media janë garantuar edhe sajesa të kota, sa i përket një transferimi të lojtarit nga Panionosi te Olimpiakosi.
Por një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur, pasi kontaktet mes klubeve nuk kanë ekzistuar kurrë mbi këtë çështje. Në një intervistë për mediat greke, është vetë presidenti i Panionosit, Christos Daras, që mohon gjithçka:
“Unë nuk mund të them që tani se çfarë do të ndodh në vitin tjetër, apo se kush lojtarë do të shitet. Përse duhet të shkoj Durmishaj te Olimpiakosi? Nuk ka pasur asnjëherë diskutime. Pastaj, nëse nuk e zëvendësoj dot këtë futbollist, çfarë do të bëj? Këtu ndikojnë shumë faktorë, deri në momentin që kampionati do të mbaroj”, u shpreh Daras. /Shqiperia.ch/