
Ditën e nesërme, skuadra e Lacios ka një nga ndeshjet më të vështira të sezonit, teksa do të përballet në transfertë me ekipin e Kaliarit. Ndonëse këta të fundit kanë siguruar mesin e tabelës së klasifikimit, kjo pritet të jetë një sfidë e luftuar, teksa të kaltërit kryeqytetas do të synojnë tre pikët e rradhës, të cilat do t’i afrojnë më shumë në zonën e Europës.
Edhe pse është një ndeshje delikate, Simone Inzaghi duhet të bëjë llogarit pa gardianin e portës kuqezi, Thomas Strakosha. Shqiptari është konfirmuar zyrtarisht se do të mungojë në përballjen e së nesërmes, pas një dëmtimi që ka pësuar në tendinë. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe trajneri italian i Lacios, Sinone Inzaghi, ku gjatë konferencës së sotme, ai u shpreh se Thomasi do të zëvendësohet nga portieri i dytë i Lacios, Proto. Gjithashtu numri një i pankinës së kyreqytetasve, veçon faktin se kjo është ndeshja e parë në këtë kampionat që Strakosha mungon për shkak të një dëmtimi. /Shqiperia.ch/