
Tramezani e nisi sezonin në mënyrën më të mirë në Qipro, teksa me Apoel Nikosian arriti që të fitonte titullin “pa futur mirë këmbët”. Mjafton vetëm një humbje që e gjithë kjo punë të hidhet poshtë.
Apoel Nikosia ka humbur me rezultatin 1-2 ndaj Karabakut në turin e tretë të “Champions League”. Kjo është parë si një disfatë e pafalshme për drejtuesit e klubit, që kanë zgjidhur menjëherë marrëveshjen me Tramezanin.
Një largim i pamerituar për një arkitekt që gjithmonë ka sjellë triumfin, kudo ka punuar. Me Shqipërinë arriti në Europianin e Francës, ndërsa Sionin dhe Luganon do t’i merrte nga vendet e fundit në Zvicër, për t’i dërguar në Europë. /Shqiperia.ch/