Sulmuesi i Shqipërisë U-21, Rubin Hebaj, ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij. Më parë ishte pjesë e Partizanit të Tiranës, por tashmë është prezantuar te Vorskla Poltava në Ukrainë.
Me këtë skuadër është firmosur një kontratë 2-vjeçare. Ndërkohë ky lojtar do të mbaj numrin “10” në fanellën e tij. Një hap i rëndësishëm në karrierën e këtij sulmuesi, që pretendon edhe për të arritur në Kombëtaren A pas disa kohësh.
E gjitha kjo mbetet në duart e vetë Hebajt, ose më mirë në këmbët e tij. Aftësitë dhe potencialin e zotëron, tashmë duhet vetëm të bëj jehonë me vepra në Ukrainë. /Shqiperia.ch/