Shumë ndeshje mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, i ka ndjekur edhe nga stoli. Trajneri Ançeloti nuk i besoi verbërisht shkodranit, por ky i fundit, me kalimin e kohës i tregoi vlerat e tij pavarësisht vështirësive.
Situata ka ndryshuar dhe siç kemi raportuar para pak ditëve, Hysaj do të jetë pjesë e Napolit edhe në vazhdim. Prova më e mirë për ta dëshmuar është ndeshja e sotme ndaj Arsenalit, e vlefshme për “Europa League”.
Në formacionin titullar është edhe Elseid Hysaj, që do të jetë në krahun e djathtë të mbrojtjes. Lojtari shqiptar është protagonist në ndeshjen që vlen sa një sezon, pasi në një rast eliminimi, atëherë gjithë puna e Ançelotit mund të quhet e dështuar. /Shqiperia.ch/