
Shumë hapa të hedhura përpara nga Shqipëria në arenën e futbollit, teksa ajo arritje në Europianin e Francës është vetëm një dëshmi e asaj që tregon për zhvillimin tonë. Së fundmi, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm.
Presidenti i FSHF-së ka hedhur kandidaturën për anëtar të Komitetit Ekzekutiv në UEFA. Ky rol është shumë i rëndësishëm për vendimarrjet nga organizmi më i lartë i futbollit, pasi nga këtej adminstrohet edhe UEFA.
Zgjedhjet do të mbahen në datën 7 shkurt të vitit 2019, në qytetin e Romës në Itali. Nëse ky qëllim do të arrihet, atëherë do të ishte një arritje edhe për futbollin shqiptar, pasi zëri ynë do të merrte më shumë jehonë për problematika të ndryshime, në krerët e futbollit europian. Mbetet vetëm të pritet, për të parë sesi do të shkoj edhe fati i këtyre zgjedhjeve që bëhen në UEFA. /Shqiperia.ch/