You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Sapo mbyllet në “Frankfurt”, ndiqni konferencën e dy lojtarëve të Shqipërisë

E fundit/ Sapo mbyllet në “Frankfurt”, ndiqni konferencën e dy lojtarëve të Shqipërisë

Shqipëria do të përballet në dy ndeshjet e rradhës kundër Islandës dhe Moldavisë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Të pranishëm në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme, kanë qënë Etrit Berisha dhe Ergys Kaçe te kuqezinjtë.

Portieri i Atalantës vuri theksin në vështirësinë e madhe të këtij takimi, që ndikon direkt edhe te morali i ekipit. ‘Atmosfera në këtë grup është e mirë, duke marrë parasysh se ka trajneri ka eksperiencë të madhe. Jemi të kënaqur për mënyrën sesi po kalojmë në stërvitje. Nuk duhet të fusim presion te ekipi. Të gjitha ndeshjet kanë rëndësi. Ne duhet të fokusohemi jo vetëm në këtë ndeshje, por në të gjitha. Nëse fitojmë ndaj Islandës, do të kemi një motivim të madh të ekipit. Luajmë ndaj një kundërshtari direkt për t’u kualifikuar. Kemi kualitetin e duhur për të marrë një rezultat pozitiv. Në mbrojtje gjenden shumë lojtarë të mirë. Të them të drejtën, besoj se do i eliminojmë edhe gabimet e vogla që na kanë kushtuar shumë”, ka thënë Berisha.

Nga ana tjetër, Ergys Kaçe është shprehur se skema nuk duhet të përbëj problem për lojtarët e Shqipërisë, që të dalin me një rezultat pozitiv. “Islanda ka lojtarë shumë të fortë, por nëse japim gjithçka në fushë, do të fitojmë. Sa herë vjen një trajner i ri, futbollistët dhurojnë nga vetja e tyre të gjitha cilësitë. Skema nuk duhet të jetë problem për asnjë prej nesh, nëse bëhet fjalë për 3-5-2 apo 4-3-3. Nuk e di nëse do të jem apo jo titullar, por po më futi trajneri, jap ndihmën time për tre pikët”, ka thënë Kaçe. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top