You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E fundit/ Reja thërret futbollistin e tretë nga Partizani, Mala stërvitet me Kombëtaren A

E fundit/ Reja thërret futbollistin e tretë nga Partizani, Mala stërvitet me Kombëtaren A

Vetëm para pak orësh është zyrtarizuar se trajneri Reja ka grumbulluar te Shqipëria dy lojtarët e Partizanit, Lorenc Trashin dhe Bruno Telushin. Por nuk ndalet vetëm këtu, pasi nga ekipi kampion në Superiore do të vijë edhe Esat Mala.

“Newsport” raporton se mesfushori i të kuqve do t’i bashkohet nga nesër stërvitjes me trajnerin Reja. Megjithatë plani fillestar është që ky futbollist të rikthehet sërish me Shqipërinë U-21 të Alban Bushit. Por marrja e ftesës për t’u stërvitur me Kombëtaren A i jep shpresë Malës që me dëshirën dhe vullnetin e treguar aty, të mbetet përfundimisht me ekipin e parë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top