You are here
Home > Futboll Bota > E fundit/ Reja përdor dronin në stërvitje, ka ankth vetëm për mungesën e Thomas Strakoshës

E fundit/ Reja përdor dronin në stërvitje, ka ankth vetëm për mungesën e Thomas Strakoshës

Kombëtarja shqiptare është duke kryer stërvitjen e parë në drejtimin e trajnerit Reja. Ndryshimi vihej re menjëherë, pasi mediat u lejuan për të parë 15 minutat e para dhe ishte pikërisht Reja që u afrua më afër për të folur me gazetarët.

Një risi e përdorur në grumbullimin e parë sipas asaj që raporton “Supersport”, ishte edhe rregjistrimi i stërvitjes me dron. Në këtë mënyrë Reja kërkon të ketë të filmuar gjithçka ndodh në stërvitje, për ta pasur më të lehtë me skemat dhe mënyrën sesi ai kërkon që të paraqiten kuqezinjtë në fushë.

Ankthi i vetëm mbetet Thomas Strakosha. Portieri i Lacios ka pasur shumë shqetësime fizike gjatë kohëve të fundit dhe është në dyshime sa i përket dy ndeshjeve të rradhës. Ky është një alarm i madh, pasi nga ana tjetër Etrit Berisha nuk luan prej kohësh me Atalantën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top