Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka marrë dënimin nga gjykata në Kosovë ashtu siç edhe pritej. Pas kërkesës që mbërriti në ditën e hënë në gjykatë, për të dënuar Ademin rreth kërcënimeve dhe qëllimin për të fituar para në mënyrë jo të rregullt, është marrë edhe vendimi përfundimtar.
I gjithë thelbi i problemit lidhej me kërcënimin që i ishte bërë Dritëro Kadollit, për të dhënë 30.000 euro për një veturë BMW X5, e cila në fund do t’i shkonte Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti. E gjitha kjo quhet padyshim një vepër penale, e cila është dënuar me 9 muaj burg nga ana e gjykatës. /Shqiperia.ch/