
Në listën e Kombëtares A ka vend për ndryshime, atje ku do të largohen tre lojtarë nga ajo që është pasqyruar më herët. “Shqiperia.ch” e ka publikuar që në ditën e djeshme artikullin se Egzon Binaku nuk ia ka dalë me dëmtimin e tij.Tashmë konfirmimi vjen edhe nga “FSHF”, se lojtari i Norrkopings nuk mund t’i bashkohet Kombëtares në grumbullim.
Për të vazhduar më tej, edhe Ledian Memushaj nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë me shqetësimet e ndjera në stërvitje. Futbollisti i Peskarës i duhet të lërë Kombëtaren, pasi nuk është i gatshëm për dy ndeshjet e rradhës. Disi surprizuese është fakti se Marash Kumbulla do të shkojë nga lista e Kombëtares A në atë të U-21, me lojtarin kuqezi që aktualisht është i angazhuar me klubin e Veronës në Itali. Ndërkohë nga “FSHF” konfirmohet se nuk do të ketë lojtarë të tjerë zëvendësues, por do të vazhdohet me grupin e mbetur nga lista fillestare. /Shqiperia.ch/