
E keqja nuk ka fund për karrierën e Mërgim Mavrajt. Nëse menduat se kalimi te të rinjtë te Hamburgu apo largimi nga Arisi ishin gjurmë të këqija për mbrojtësin shqiptar, me Ingloshtadin shkoi edhe më keq.
Këta të fundit kanë humbur me rezultatin 2-3 ndaj Wehen në play offin e mbijetesës, duke kaluar përfundimisht në Bundesligën 3. Askush nuk e priste këtë përfundim,pasi ndeshja e parë u fitua nga Ingolshtadi në shifrat 1-2. Mavraj dhuroi edhe një asist fantastik në golin e dytë, me një krosim nga distanca e largët, por i duhet të lërë edhe Bundesligën 2. /Shqiperia.ch/