You are here
Home > Futboll Bota > E fundit/ Kosova e konfirmon afrimin e bujshëm: Futbollisti i Guardiolës na bashkohet në nëntor

E fundit/ Kosova e konfirmon afrimin e bujshëm: Futbollisti i Guardiolës na bashkohet në nëntor

Tashmë gjithçka është një histori e mbyllur, Arijanet Muriq është afrimi më i ri i Shaland. Faktikisht, portieri i Manchester City pritej që t’i bashkohej “dardanëve” që në ndeshjet e shkuara, por për shkak të dokumentacioneve, ka ngelur jashtë listës.

Por kjo nuk ka për të ndodhur këtë herë, ndërsa janë vetë zyrtarët e FFK-së që kanë konfirmuar faktin, se Muriq do të grumbullohet me Kosovën gjatë këtij muaji. “Dardanët” do të luajnë ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit, ndërsa kanë shanse të mëdha për të kaluar më tej si të parët e grupit.

Për herë të parë Ujkani do të ndiejë konkurrencën e vërtetë, pasi deri më tani ka qenë i paprekshëm te Kosova, megjithëse shpeshherë ka pasur përgjegjësi te golat e pësuar. Mungesa e konkurrencës në portë nuk do të jetë më te lojtarët e Shaland, një futbollist i Guardiolës i rrezikon seriozisht vendin Ujkanit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top