You are here
Home > Kombëtarja U-21 > E fundit/ I bëri të gjithë të dashuroheshin te Shqipëria U-21, Vojvoda zyrtarizohet te Standard Liege

E fundit/ I bëri të gjithë të dashuroheshin te Shqipëria U-21, Vojvoda zyrtarizohet te Standard Liege

Mërgim Vojvoda është zyrtarizuar në ekipin e ri për sezonin e ardhshëm, atje ku do të luajë me Standard Liege. Më parë mbrojtësi i Kosovës ka luajtur me Mouscron dhe ky është një hap i madh për karrierën, pasi skuadra e re ka zënë vendin e tretë në Belgjikë.

Gjithçka është pasqyruar disa ditë më parë, por vetëm para pak minutash ka ardhur zyrtarizimi nga klubi belg. Me përfaqësuesen e Kosovës, Vojvoda ka zhvilluar një performancë të mirë, por sigurisht ajo që nuk hiqet nga kujtesa, ishte koha kur luante për Shqipërinë U-21. Asokohe të gjithë tifozët shqiptarë mahniteshin me krahun e djathtë të mbrojtjes kuqezi, që gjithmonë bënte dallim nga gjithë pjesa tjetër e kuqezinjve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top