
Elseid Hysaj mund të kalojë te Interi gjatë merkatos së verës dhe ky nuk është një trillim mediatik. Trajneri Spaleti e pëlqen së tepërmi mbrojtësin shkodran, për ta marrë menjëherë pas hapjes së transferimeve në fundin e sezonit.
Ndërkohë edhe dëshira e lojtarit kuqezi qëndron për këtë largim pasi nuk po gjen besimin e klubit të Napolit, por mbi të gjitha Interi është ekipi i fëmijërisë së tij. Në lidhje me një lëvizje të tillë, ka folur edhe menaxheri i D’Ambrosios, Vincenzo Pisacane. Gjatë një interviste për “Marte Sport Live”, Pisacane e ka “dëbuar” Hysajn duke thënë se shkodrani nuk do të gjejë hapësirë te Interi.
“Nëse Elseidi lëviz për te Interi, a do t’i hap probleme klientit tim? Që kur ka arritur Danilo te Interi, 11 mbrojtsa krahu janë ndërruar dhe ai ka luajtur 80% të ndeshjeve. Gjithmonë është i heshtur, por edhe gjithmonë ai luan. Nuk ka frikë asnjë dhe të konkurroj me lojtarët e tjerë”, ka thënë menaxheri. /Shqiperia.ch/