You are here
Home > Futboll Bota > E fundit/ Hysaj e pranon ofertën zyrtare të Romës, Napoli po e pengon për 3 milionë euro

E fundit/ Hysaj e pranon ofertën zyrtare të Romës, Napoli po e pengon për 3 milionë euro

Elseid Hysaj është gjithmonë e më pranë kalimit te ekipi i Romës. Madje në ditët e fundit do të ishte vetë trajneri i kësaj skuadre që do të telefononte mbrojtësin shkodran, për të parë gatishmërinë e këtij të fundit që të veshë fanellën e Romës.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, Hysaj ka dhënë konfirmimin që një transferim i tillë të mbyllet me sukses. Por ajo që po e pengon disi arritjen e marrëveshjes, është ekipi i Napolit. Fillimisht kjo skuadër kishte pretendime të larta për mbrojtësin e Shqipërisë, por shifra më e ulët e vlerës së kartonit mbërriti deri në 20 milionë euro.

Nga ana tjetër Roma ka bërë ofertën zyrtare dhe nuk shkon më shumë sesa 17 milionë euro. Nga Italia raportohet se Napoli nuk është në dakortësi për këtë çmim, por negociatat po vazhdon dhe sipas të gjitha gjasave, ky do të jetë destinacioni më i ri i Elseid Hysajt. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top