
Goli i Berat Gjimshitit apo autogoli i Walace? Kjo ka qënë pikëpyetja e madhe e ngritur nga mediat italiane gjatë minutave të fundit, nisur nga përballja Lacio-Atalanta që përfundoi 1-3. Fillimisht dukej se ishte mbrojtësi shqiptar që e dërgoi topin në rrjetë, por falë rintransmetimeve, shihet se ka pasur edhe një devijim nga Walace.
Gjithsesi situata ishte disi kaotike rreth këtij rasti, ndërsa për shumicën e mediave italiane, flitej për golin e lojtarit të Shqipërisë. Tashmë është “Calciodangolo” që zbardh gjithçka, pas kontaktit me përfaqësuesit zyrtar të kampionatit italian. Ata kanë konfirmuar faktin se rasti në fjalë është parë shumë herë në ritransmetim dhe realizimi i është faturuar Walaces si një autogol. Pavarësisht kësaj, Gjimshiti zhvilloi një ndeshje fenomenale kur luhej i gjithë sezoni ndaj Lacios, duke marrë gjithë duartrokitjet e klubit. /Shqiperia.ch/
DJIMSITIIIIIII….!!!¡!!! ⚽👏👏#Djimsiti
⚽⚽⚽
.
Lazio 1-3 Atalanta#GoAtalantaGo ⚫🔵#LazioAtalanta pic.twitter.com/2nrdDB52ey— atalantageese (@atalantagese) May 5, 2019