Pas një sezoni shumë të mirë që ka bërë me Mouscronin dhe ndeshjet e zhvilluara me përfaqësuesen e Kosovës, Mërgim Vojvoda është gati për hapin e madh të karrierës. Vetë futbollisti ka njoftuar largimin nga Belgjika, ndërsa ofertat nuk mungojnë për të.
Në një prononcim për “Indeksionline”, mbrojtësi i krahut të djathtë është shprehur se do të kalojë në Francë ose Gjermani, pasi klubet që kanë shprehur interesimin për transferimin e tij, janë pikërisht prej andej.
“Ka interesim nga disa skuadra evropiane. Kam marrë oferta nga Gjermania dhe Franca. Nuk e kam marrë ende vendimin, të shohim çka do të ndodh por ka mundësi që në afatin e ardhshëm kalimtar të largohem nga Belgjika”, tha Vojvoda. /Shqiperia.ch/