You are here
Home > Futboll Bota > E ftoi për t’ia djegur Shqipërisë dhe Kosovës? Trajneri i Austrisë: Vallci e meritoi ftesën tonë!

E ftoi për t’ia djegur Shqipërisë dhe Kosovës? Trajneri i Austrisë: Vallci e meritoi ftesën tonë!

Albert Vallci ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat e Austrisë, pavarësisht deklaratave të mëparshme se ishte mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ftesa e ardhur nga një Kombëtare e tillë, me emër të madh, e bëri mbrojtësin që të mos i rezistonte më shumë dëshirës për ta pranuar.

Me ekipin e Salzburgut është shpallur kampion, duke treguar se ka aftësi të jashtëzakonshme. Por pavarësisht interesimit të vazhdueshëm që erdhi nga vendlindja, Vallci do të luajë me Austrinë. Trajneri i kësaj të fundit, Franco Foda, e sheh ndryshe marrjen për herë të parë të mbrojtësit shqiptar. Pavarësisht mendimit që kalon ndërmend, se Vallci është thirrur për t’u djegur pas interesimit të madh të Shqipërisë dhe Kosovës, Foda është shprehur:

“Vallci mund të jetë një surprizë, por ne e morëm atë për herë të parë sepse kemi disa probleme me qendrën e mbrojtjes. Ka bërë një përshtypje të mirë në javët e fundit dhe mund të luajë në të gjitha pozitat e linjës së mbrojtjes. Përdoret kudo dhe e meritoi ftesën me nivelin e treguar”, ka thënë trajneri i Austrisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top