You are here
Home > Kombëtarja > E duan kundër Arsenalit, Olimpiakos fton në ekipin e parë sulmuesin e Shqipërisë

E duan kundër Arsenalit, Olimpiakos fton në ekipin e parë sulmuesin e Shqipërisë

Emri i Emiliano Bullarit është përfshirë nga klubi grek i Olimpiakosit në listën e lojtarëve të grubmulluar për ndeshjen e radhës në Europa League. Sulmuesi i Shqipërisë pritej që të merrte ftesën që në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit, megjithëse një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kështu futbollisti shqiptar do të udhëtojë drejt Londrës me skuadrën e parë, ku do të jetë nën urdhërat e trajnerit të klubit nga Pireu për takimin e së enjtes kundër topçinjve. Sulmuesi 18-vjeçar ka bindur me të rintë e Olipmiakosit dhe për këtë arsye edhe kalimi në ekipin A nuk është aspak një çudi, duke ditur aftësitë që Bullari zotëron. Ndërkohë vihet re edhe fakti se janë preferuar vetëm dy sulmues për këtë duel, ku përveç Emiliano Bullarit është edhe titullari i përhershëm, El Arabi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top