You are here
Home > Kombëtarja > “E dua avionin privat të Bale të iki në Shqipëri”, sa shumë kanë ndryshuar kohërat në futboll

“E dua avionin privat të Bale të iki në Shqipëri”, sa shumë kanë ndryshuar kohërat në futboll

“E dua avionin privat të Bale të iki në Shqipëri”, ishte kjo dëshira e madhe që kishte futbollisti i Uellsit, Chris Gunter. Në takimin e sotëm ndaj Shqipërisë, ai mund të arrijë një rekord për Kombëtaren e tij, për të shkuar në 93 paraqitje me fanellën e Uellsit.

Dëshira për avionin privat, ishte që familja e tij ta shihte më nga afër në “Elbasan Arena” djalin e tyre, në një natë të paharrueshme, teksa thyen edhe rekordin e ish-portierit legjendar, Neville Southall. Por të ndalemi pak te dëshira e tij, një avion privat.

E çfarë të thuash më tepër? Kjo i dëshmon të gjitha, që me sa shpejtësi ka ndryshuar futbolli. Më parë mund të kishte raste që ekipe të njohura te ngelnin ndoshta edhe në dyshim për udhëtimin e tyre, në mungesë të një mjeti transporti, e tani…

Sigurisht, nuk mund të shihet vetëm në anën negative kjo gjë, pasi kushtet dhe kohëra janë të tjera. Por gjithsesi një avion privat për një futbollist, është një luks që ndoshta për shumë njerëz mund të duket i tepruar. Pamjet që të ofron nga brenda ai avion privat që zotëron Bale, janë thjeshtë mbreslënëse.

Pak prej saj mund ta shihni edhe në këtë foto të postuar nga ana jonë, ndërsa futbollisti i Realit të Madridit e mban atë për të udhëtuar nga Spanja në vendin e tij, kur luan Kombëtarja, por edhe për pushime që bën në raste të ndryshme.  Ende nuk dihet me siguri nëse Bale ia ka plotësuar dëshirën shokut të skuadrës, por mund të themi pa frikë: “Sa ka ndryshuar futbolli në kohët e sotme”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top