Prova e parë e së vërtetës për mbrojtësin francez Malkuit dhe zhgënjimi i parë për Napolin. Mbrojtësi francez i ka zhgënjyer të gjithë në takimin ndaj Juventusit, duke djallosur gjithçka.
Do të ishte një gabim fatal i Malkuit, që do të sillte edhe golin e parë të takimit në 45 minutat e para, që ka përfunduar me rezultatin 0-2. Madje e keqja nuk ka fund, pasi me atë top që francezi i dhuroi Ronaldos, e detyroi portierin Meret të dalë edhe me kartonin e kuq. Një leksion padyshim edhe për kokëfortësinë e Ançelotit, që në një takim të këtij niveli i besoj një vend në krahun e djathë Malkuit dhe jo Hysajt, që në këtë takim po luan sërish në të majtë. /Shqiperia.ch/