You are here
Home > Futboll Bota > E dërguan te gjigandët e Turqisë, Muriqin e mban peng ekipi i Rizesporit

E dërguan te gjigandët e Turqisë, Muriqin e mban peng ekipi i Rizesporit

Vedat Muriq është duke kaluar një sezon shumë të mirë te Rizespori, ndërsa është duke e gjetur rrjetën lehtësisht me këtë ekip. Javë pas jave, sulmuesi shqiptar po tregon vlerat e tij, duke gjetur gjithmonë rrjetat e kundërshtarëve.

Në merkaton e dimrit dhe në ditët e fundit është duke u përfolur shumë mbi një transferim të mundshim të këtij lojtari te gjigandët e Turqisë, për ta nisur nga Galatasarai te Beshiktashi, por asnjë marrëveshje nuk është konkrete.

Që një gjë e tillë të mos ndodhte, ka kontribuar klubi i tij i Rizesporit, që e kërkon me ngulm mbajtjen e futbollistit shqiptar. Këtë e ka shprehur hapur edhe drejtori sportive Yilmaz Bal: “Muriqi është një lojtar i mirë. Ne nuk mund të gjejmë një qëndër tjetër të sulmit më të mirë se Muriqi. Është normale qq të flitet për këtë lojtar dhe ofertave rreth tij, por ne e kemi për një plan afatgjatë”, shprehet Yilmaz Bal. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top