Te Napoli nuk është vetëm çështja Hysaj dhe lojtari shkodran që nuk dashurohet më nga tifozët. Këta të fundit nuk ndajnë më besimin për gjithë skuadrën që pritet të zbresë në fushë për sezonin e ardhshëm në kampionatin italian.
Këtu flitet me fakte dhe është gazeta “Libero” që vërteton gjithçka. Duke parë abonimet e tifozëve për bileta, Napoli ka një statistika shumë të çuditshme. Vetëm 9 mijë abonime janë shitur prej tyre, duke u renditur shumë poshtë ekipeve të tjera elitare.
Madje krahasimi nuk bëhet aspak me to, pasi Napoli është vetëm pak më mirë në shifra sesa Spali, Verona, Xhenoa dhe Parma. Në vendin e parë renditet Interi me 40.000 abonime të shitura, ndërsa e ndjek Milani me 30.000 të tilla. /Shqiperia.ch/