Në Zvicër është luajtur edhe klasikja e kampionatit zviceran mes Zyrihut dhe Baselit, e përfunduar me fitoren me miqëve me rezultatin e pastër 0-2. Ndonëse arritën të merrnin 3 pikë shumë të vyera, ekipi i Taulant Xhakës dhe Edon Zhegrovës konsolidojnë edhe më shumë vendin e dytë në tabelën e rënditjes.
Përsa i përket dy shqiptarëve që janë në rradhët e ekipit zviceran, asnjëri nuk e nisi titullarë këtë ndeshje, teksa Xhaka u aktivizua në minutën e 81. Nga krahu tjetër lojtari dardanas, Edon Zhegrova, duket se ende nuk i ka fituar besimin e trajnerit të tij, ku dhe shifrat janë në disfavor të mesfushorit.
Që nga koha që Zhegrova është transferuar tek Bazeli, lojtari i përfaqësueses së Kosovës ka mundur të aktivizohet vetëm dy ndeshje, gjithmonë si zëvendësues. Me fanellën e Bazelit ai numëron vetëm 30 minuta në fushën e blertë, një minutazh ky tepër i kufizuar për të, që duket se akoma nuk ka mundur të përshtatet me ekipin e tij të ri. /Shqiperia.ch/