You are here
Home > Futboll Bota > E çuditshme ajo që ndodh me Ajetin, tani përfundon në “mëshirën” e italianëve

E çuditshme ajo që ndodh me Ajetin, tani përfundon në “mëshirën” e italianëve

E çuditshme ajo që ndodh me karrierën e Arlind Ajetit, por e vërtetë. Futbollisti shqiptar “transformohet” për Kombëtaren, por kur bëhet fjala për klub, askush nuk e dëshiron.

Aktualisht pa ekip, Ajeti ishte një nga futbollistët më të mirë të Europianit për kuqezinjtë, duke u kthyer në një “digë” të pakalueshme për t’u shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Rumanisë dhe për t’u kthyer në “makthin” e yjeve organizatorë të atij europiani, Francës. Tashmë përfundon në mëshirën e italianëve, të cilët ia japin një dorë në këtë moment të vështirë.

Do të ishte “Calciomercato.com” që do të reklamonte emrin e mbrojtësit shqiptar, duke i sugjeruar klubeve europiane për ta pasur pjesë të skuadrës. Ajeti e pa veten të tepërt te Torino dhe u largua me mendimin se do e kishte të lehtë nisjen e një aventure të re, por nuk rezultoi kështu.

Në mes të katër rrugëve sa i përket pjesës së klubit, por edhe duke humbur vendin e formacionit në Kombëtare, futbollisti 24-vjeçar duhet të luftojë fortë për të ndryshuar diçka në karrierën e tij. /Shqipëria.ch/

Lista e plotë e nga “Calciomercato”:

Nicolas Burdisso – mbrojtës – 300,000 euro

Giuseppe Rossi – sulmues – 1 milion euro

Marco Storari – portier – 100,000 euro

Daniel Pavlovic – mbrojtës- 400.00 euro

Raffaele Palladino – mesfushor krahu- 200.00 euro

Mariano Izco – mesfushor – 300,000 euro

Boukary Dramè – mbrojtës- 400,000 euro

Aleandro Rosi – mbrojtës- 900,000 euro

Miguel Veloso – mesfushor -3 milionë

Simon Laner – mesfushor – 50,000 euro

Hrvoje Milic – mbrojtës – 500,000 euro

Aleksander Tonev – sulmues – 700.000 euro

Arlind Ajeti – mbrojtës- 1 milion

Riccardo Piscitelli – portier  – 75,000 euro

Gianluca Gaudino – mesfushor – 500,000 euro

Leonardo Rivoira – mbrojtës- 50,000 euro

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top