You are here
Home > Kombëtarja > E çfarë ndodh në Seria A? Me zemrën në dorë, Gjimshiti arrin në “Champions League”

E çfarë ndodh në Seria A? Me zemrën në dorë, Gjimshiti arrin në “Champions League”

Ditën e sotme ka ulur siparin edhe kampionati italian i “Seria A”, teksa janë zgjidhur edhe pikpyetjet që mbanin pezull fatet e tij. Pikërisht bëhet fjalë se cila nga tre skuadrat mes Interit, Atalantës dhe Milanit, do të siguronin vendet që të dërgon në “Champions League”, vitin e ardhshëm.

Natyrisht skuadrës së Atalantës ku aktivizohen edhe dy legjionarët e Kombëtares, Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha, arriti të merrte një fitore mjaft të çmuar në transfertë përballë Sasuolos në shirat 3-1. Ky triumf do të dërgojë automatikisht në zonën Champions djemtë e Gasperinit, të cilët mundën të bënin një sezon fantastik, duke mposhtur konkurencën e skuadrave të Milanos dhe njëkohësisht arritën një kualifikim historik.

Përsa i përket djemve tanë, më i spikaturi ishte qendërmbrojtësi, Berat Gjimshiti, i cili gjatë këtij viti ka qënë deçiziv në fushën e blertë, duke ia bërë skuadrës së Atalantës më të lehtë kualifikimin. Emocione të mëdha këtë mbrëmje, pasi Atalantës i është bashkuar edhe Interi pas fitores 2-1 ndaj Empolit. Zikaltrit kanë qënë me zemër në dorë deri në fund, duke u shpëtuar nga traversa, që do të sillte dërgimin e Milanit në “Champions League”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top