Nëse menduat se Florian Kamberi e mbylli me kaq aventurën e tij te Rangersi, atëherë gaboheni. Kampionati skocez ka ndjekur rrugën e shumicës së kampionateve të tjera europiane, duke u ndalur si pasojë e përhapjes së shpejtë të Koronavirusit, e një gjë e tillë të bën të mendosh se rinisja e aktivitetit sportive të mos e gjejë sulmuesin shqiptar me fanellën e Rangers.
Kamberi është transferuar te klubi nga Glasgoë në formë huazimi dhe kontrata që i mban të lidhur të dyja palët përfundon në verë. Por megjithatë futbollisti kuqezi duket se ka rrëmbyer zemrën e Gerrard, i cili nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij. Sipas asaj që raporton “The Athletic” Rangers nuk do e mendojë dy herë të paguajë 2 milionë paund, të cilat i ka gati për të mbajtur në Ibrox Florian Kamberin, duke bërë që fati i keq i ndërprerjes së kampionatit të mos e lërë me kaq aventurën e lojtarit të Kombëtares shqiptare me gjigandët skocezë.