You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Talenti Liço i dalë nga Skënderbeu, me ekipin e parë të Sportingut të Lisbonës

E bujshme/ Talenti Liço i dalë nga Skënderbeu, me ekipin e parë të Sportingut të Lisbonës

Një surprizë e madhe vjen nga Portugalia, atje ku talenti shqiptar, Dean Liço, është bashkuar me ekipin e parë të Sportingut të Lisbonës. Këta të fundit janë një nga ekipet më të mira në kampionatin portagez, ndërsa ndodhen në vendin e tretë dhe lihen pas vetëm nga Benfika dhe Porto.

Ndërkohë mesfushori-sulmues 19-vjeçar ka dalë nga Skënderbeu dhe luan me të rinjtë e Shqipërisë. Së fundmi Liço u transferua drejt ekipit të rinjëve të Sportingut. Këta të fundit kanë surprizuar me njoftimin, se në stërvitjen e sotme ekipit të parë i është bashkuar edhe lojtari shqiptar, Dean Liço. Për këtë futbollist pritshmëria është e lartë, ndërsa më parë ka qënë edhe pjesë e Leganesit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top