Milot Rashica ndodhet në formë të jashtëzakonshme me ekipin e Verderit, ndërsa në vitin 2019 ka arritur të zgjoj interesin e shumë skuadrave të njohura. Mes tyre renditen edhe gjigandët e Bajernit të Mynihut.
Sipas asaj që raporton prestigjozja britanike “Daily Mirror”, bavarezët kërkojnë që në sezonin e ardhshëm të marrë shërbimet e Rashicës. Sulmuesi shqiptar ka shpërthyer në këtë vit futbollistik me 10 gola e 3 asist në Bundesligë dhe Kupë.
Në këtë dëshirë të Bajernit ka ndikuar edhe super paraqitja e këtij futbollisti në atë ndeshje direkte në Kupë. Në vetëm dy minuta, Rashica arriti t’i shënonte dhe jepte asist ndaj gjigandëve gjermanë, duke ia vështirësuar punën në atë kualifikim. /Shqiperia.ch/