You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Sevilja dhe Valencia ndoqën Rei Manajn, sulmuesi rikthehet si me Interin

E bujshme/ Sevilja dhe Valencia ndoqën Rei Manajn, sulmuesi rikthehet si me Interin

Rei Manaj është një nga futbollistët tek i cili mund të projektohet edhe e ardhmja e Kombëtares tonë. Këtë sezon, Manaj po rikthehet sërish në formën e tij më të mirë, teksa në 13 sfida ka mundur të realizojë plot 6 gola. 21-vjeçari ka treguar një formë shumë të mirë fizike duke u kthyer në një futbollist tepër të rëndësishëm tek skuadra e Albacetes. Bujë të menjëhershme do të bënte ky lojtar me të rinjtë e Interit, megjithëse nuk gjeti dot hapësirën e nevojshme te zikaltërit.

Në këtë merkato, për sulmuesin kuqezi, ka patur një interesim nga disa skuadra, ku ndër to përmenden edhe disa ekipe elitare në Europë. “Gianluco Di Marzo” raporton lajmin e bujshëm, se futbollisti shqiptar është vëzhguar nga ekipe të mëdha. Skautë të Valencias dhe Seviljës e kanë parë nga afër më shumë se njëherë Manajn, ndërsa vështrimin drejt tij e ka hedhur edhe Hanoveri me Shtutgartin.

Ende mbetet për tu parë nëse do të ketë ndonjë lëvizje konkrete deri në fund të merkatos të legjionarit tonë. Aktualisht Rei Manaj është pjesë e skuadrës së Albacetes, e cila luan në kategorinë e dytë të kampionatit spanjoll dhe çdo kush do të dëshironte që të ishte pjesë në elitën e kampionateve kryesore. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top