You are here
Home > Bundesliga > E bujshme/ Rrëfimi i talentit Rexhbecaj: Nuk kisha lekë për këpucë, ëndërr të luajë për Gjermaninë

E bujshme/ Rrëfimi i talentit Rexhbecaj: Nuk kisha lekë për këpucë, ëndërr të luajë për Gjermaninë

Elvis Rexhbecaj, është ky emri dhe talenti shqiptar më i fundit që po qarkullon në Bundesligë. Futbollisti i ri i Ëolfsburgut, ka lënë mbresa të mira në Gjermani, teksa pavarësisht moshës së re, ka luajtur në 11 takime deri tani në kampionatin gjerman.

Më së shumti futbollisti në fjalë shquhet për një fizik të fortë, që e dallon nga lojtarët e tjerë. Hapa të mëdha të hedhura nga talenti Rexhbecaj, ndërsa menjëherë vjen edhe çështja Kombëtare. Shqipëria dhe Kosova do e kishin luks një lojtar të tillë, që në një intervistë të gjatë për “Sportbuzzer”, mes historisë dramatike të treguar ku më parë vuante edhe për të blerë këpucë të reja, sot ëndërron ftesën e Gjermanisë.

Fiziku i fortë? Po, që kur isha fëmijë së bashku me vëllain tim praktikoheshim duke bërë xhiro me bicikletë. Gjatë çdo dite, pavarësisht sesi mund të dukej moti. Të paktën 20 minuta për xhiro, do të gjendesha në biçikletë. Tani nuk kam më probleme gjatë kohës kur vrapoj.

Kur isha dy vjeç, kam ardhur në Gjermani me familjen time. Fillimisht jetonim në Brandenburg, me shumë vështirësi. Për ne fëmijët ishte e lehtë, por për prindërit tanë nuk dukej kështu. Babain nuk e shikoja asnjëherë në shtëpi, sepse kishte shumë punë për të bërë. Nuk do e harroj kurrë një histori, teksa shkokët tanë i kishin këpucët e reja, ndërsa unë dhe vëllai im nuk e kishim këtë mundësi. Kur babai na erdhi një ditë me disa këpucë të reja, sa shumë që jemi gëzuar.

Lekët po ndikojnë në futboll e kjo më shqetëson edhe mua. Dikur ishim futbollist normal, sot bëhet fjalë për milliona dollar. Do të ishte ëndërr që të luaja për Gjërmaninë. Megjithatë, së pari duhet të kemi vazhdimësi, të tjerat do të vijnë vetë”, shprehet Rexhbecaj. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top