
Shqipëria do të luajë takimet e tjera për kualifikueset e Europianit në muajin shtator, atje ku e presin dy përballje të vështira. Kombëtarja ka nevojë më shumë se kurrë për rinovim, prandaj kërkohen talente të rinjë që të afrohen në grupin e ekipit.
Sipas asaj që raporton “ABC News”, trajneri Reja po sheh me vëmendje tre talente për t’i marrë te Kombëtarja A. Fillimisht bëhet fjalë për Armando Brojën, që ka shkëlqyer në të gjitha grupmoshat e Shqipërisë.
Madje edhe debutimi te kuqezinjtë U-21 do të vinte me dopietën ndaj Uellsit. Për të vazhduar më tutje, një lojtar që ka pëlqyer Reja është edhe mesfushori i Partizanit, Esat Mala. Përshtypje të mirë te tekniku italian ka lënë sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçin, për të përmbyllur listën e tre talenteve të reja që mund të marrin ftesën e Kombëtares A. /Shqiperia.ch/